Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria Speciale Publike sot do të hap një lëndë të re

Prokuroria Speciale Publike sot do të hap një lëndë të re

Prokuroria Speciale Publike caktoi një pres konferencë ku pritet që prokuroret, Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski do ta refuzojnë faljen që ia dha Ivanovi, transmeton TetovaSot.

Sipas informacioneve, këto prokuror janë paraqitur si dëshmitar në disa prej proceseve të cilat i ka nisur Prokuroria Speciale Publike dhe janë pyetur për krimet e shtetit.

Prokuroria Speciale Publike vlerëson se marrja në pyetje e dëshmitarëve nuk mund që të jetë vepër penale dhe se prokurorët asgjë nuk kanë bërë jashtë ligjit që tani Ivanov t`i liroj nga përgjegjësia. Përveç kësaj që Prokuroria Speciale publike nuk do të pajtohet me faljen dhe pritet që sot të nis një hetim të ri.

Edhe pse tani janë të përballur me rrezikun që secili hetim i tyre të ketë para vetes falje të reja të Ivanovit, megjithatë, Prokuroria Speciale Publike vlerëson se një situatë e këtillë është e paqëndrueshme, në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinos dhe se nuk do të mbijetoj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *