Home / Kryesoret / Prokurorja Fetai publikon dëshmi tronditëse për dy ministrat e VMRO-DPMNE-së që kanë harxhuar paratë e shtetit

Prokurorja Fetai publikon dëshmi tronditëse për dy ministrat e VMRO-DPMNE-së që kanë harxhuar paratë e shtetit

Shkup, 14 prill – Prokurorja speciale Fatime Fetau në një pres-konferencë të jashtëzakonshme jep detale tronditëse se sin ë qytetin e Manastirit, kryetari i komunës, Vlladimir Talevski së bashku me dy ministrat e VMRO-DPMNE-së, ka bërë keqpërdorimin e mijëra eurove, para të shtetit të cilët janë hargjuar kinse për transportin e nxënësve. Sipas prokurores Fetau, transporti I nxënësve në Manastir paraqet transportin më të shtrejtë në botë.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të deklaratës së Prokurores Fetai

“Të nderuar qytetar të Maqedonisë, të gjitha rastet të cilat i ka hapur kjo prokurori, të gjitha veprat kriminele deri tani i kanë bërë pjestarët e pushtetit. Një pjes e prezantimit do te jet edhe në gjuhën turke. Tani do të dëgjoni pagesën më të madhe të transportit të nxënësve në Manastir. Dy ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, në mesin e tyre edhe ministry i financave Stavrevski kanë realizuar një transport më të shtrejtë në botë të nxënësve në Manastir. Gjatë hetimeve të furnizimeve publike të transportit të nxënësve në Manastir janë konstatuar parregullësi të mëdha. Ka dëme të mëdha të buxhetit të Maqedonisë nga ky tender në Manastir, i gjithë ky dëm është bërë në pajtim me drejtorët e shkollave të Manastirit. Të gjithë këta persona të përfshirë i kanë shkaktuar një dëm të madh prej 360 mijë euro buxhetit të Maqedonisë pasi vetëm për dy vite janë dhënë këto para për transport të nxënësve që është më i shtrejti në botë. E gjithë kjo është bërë në mënyrë të paligjshme. Sipas kodit penal ky keqpërdorim i madh duhet të ndëshkohet. Në vitin 2009 është bërë ky manipulim me dijenin e kryetarit të Komunës së Manastirit, i cili ju ka dhënë firmave Hera Trans, Xhes Trans dhe Bobi Turs, tenderin për transportin e nxënësve. Janë bërë faktura fiktive të pavërteta pasi nuk është kryer shërbimi”, deklaroi mes tjerash Fetai

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *