Home / Kryesoret / Prokurorja Fetai trondit Maqedoninë, dikush dëshiron të ma likuidon familjen

Prokurorja Fetai trondit Maqedoninë, dikush dëshiron të ma likuidon familjen

Prokurorja speciale, Katica Janeva në preskonferencën e sotme të jashtëzakonshme, ka pranuar edhe publikisht se dikush ju ka kërcënuar familjes së saj dhe familjes të prokurorëve tjerë nga Prokuroria Speciale në Maqedoni, se mund të likuidohen fizikisht.

Ajo porositi shkurt dhe qartë se do të mbetet e përkushtuar deri në fund dhe do ta luftojë drejtësinë, pavarësisht se cfarë çmimi do të ketë edhe ndaj familjes së saj. Fetai theksoi mes tjerash se drejtësia do të arrin te të gjithë ata politikanë të cilët kanë shkelur ligjet e Maqedonisë.

“Drejtësia do të arrin deri te të gjithë ata të cilët kanë shkelur ligjet, këtë jam e sigurt se do të ndodh”, ka theksuar prokurorja Fetai në preskonferencën e sotme që është duke u mbajtur në këto çaste. Për shkak të kërcënimeve pritet që gjatë ditës të reagojnë ambasadorët e huaj në Maqedoni, Xhejs Bejli dhe Aiovo Orav.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *