Home / Kryesoret / Protesta kundër vendimit të Ivanovit përpara Qeverisë, i bashkëngjitet edhe Zaev

Protesta kundër vendimit të Ivanovit përpara Qeverisë, i bashkëngjitet edhe Zaev

Qytetarët e pakënaqur në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov për amnistimin e politikanëve që janë nën hetim, tani kanë arritur përpara Qeverisë së Maqedonisë ku vazhdojnë të bërtasin “nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, “shtet mafioz” e shumë thirrje tjera që kanë të bëjnë në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov.

Protestës iu janë bashkëngjitur edhe zyrtarët e lartë të LSDM-së, madje edhe vet lideri i saj, Zoran Zaev.

Përndryshe, fillimisht dhejtëra qytetarë të pakënaqur me vendimin e presidentit Ivanov, fillimisht janë tubuar përpara Prokurorisë Speciale për t’i dhënë mbështetje, që më pastaj, numri i tyre u rrit dhe  vazhduan përpara zyrës së Ivanovit të cilën gjuajtën me vezë. Protestën e kanë vazhduar përpara selisë së VMRO-DPMNE-së të cilën e kanë ruajtur forca të mëdha të njësitit special, njofton Portalb.

Protestuesit janë munduar t’i thyejnë 3 kordonët e policisë të cilët ishin vendosur përpara selisë, megjithatë policia i ndaloi.

Protesta vjen pasi sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *