Home / Lajme / Maqedoni / Protesto më 9-Maj

Protesto më 9-Maj

Shkruan: SELIM iljazi
Protesto për, drejtësi, demokraci dhe dinjitet!
– Sa herë që shofim dhe kuptojmë se Qeveria abuzon me institucionet e shtetit duhet të ngritemi në këmbë. Pse? Sepse është detyrë e cdo qytetari të përgjegjshëm të reagojë dhe të mbrojë pronën e përbashkët në këtë shtet. Mos e lemë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë ne duart e politikanëve të korruptuar, të inkriminuar dhe injorantë.
-Hajde ngrihemi në protest, Tani, nuk durohet më. Ti lemë mënjanë ndasitë politike. Nesër do të jetë vonë. Për mua, për ty, për të gjithë. Të mos ikë rinia në Europë për të kërkuar azil dhe t’ia lemë vendin ketyre politikanëve të korruptuar. Nëse duhet të ikë dikush nga ky vend ai është politikani që ka abuzuar, dhe keqëtrajtua funksionin e ti.
E vërtetë është tashë, se duhet ti tregohet kësaj qeverisje se Ne, dimë të reagojmë, dimë të protestojme, dimë të mblidhemi për interesin tonë dhe jo për interesa partiake. Nuk e keni kuptua ende se jemi Ne ata që mund ta ndalim këtë, korrupsion, abuzim që po na i merr frymën dita-ditës. Unë nuk ia fal vendin ku dua të jetoj disa politikanëve të korruptuar që gjithcka shohin përreth e duan për vete, andaj edhe duhet të protestoj.
-Në një periudhë relativisht të shkurtër jemi përballur me një sërë shembujsh të hidhur që pasqyrojnë situatën e rëndë politike, ekonomike dhe realitetin e këti vendi. Kjo qeverisje e nisi rrugëtimin e saj me korrupcion, burgosje, raste të montuara, keqtrajtime, vrasje etj. Sotë në këtë Shtet është e tmerrshme edhe pse aspirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Europian ndërkohë jemi katandisur më keq se Ukraina dhe Greqia, me një numër rekord ikje të rinis nga vendi, dhe me një kriz të rënd ekonomike.Dhe sotë nëse donë të bësh një sondazh të vogël për të pyetur qytetarët shqiptarë se cila fushë e aktivitetit të tyre ka përgjegjësinë për përmirësimin apo përkeqësimin e cilësisë së jetës së tyre, të gjithë ndoshta si një kor ushtarak do të përgjigjen me një fjalë: Politika.
-Ne kemi sotë shumë arsye për të protestua: kundër kësaj qeverije të koruptuar dhe kriminale, skenari i Kumanovës, burgosjen e të pafajshmëve, rasti Monstra, vrasja e Harun Aliut, rasti i Sopotit, kriza ekonomike, punësime partiake, uzurpim i institucioneve, gjykat të politizuar, univerzitete të politizuara, etj-etj. Politikanët tanë deri tash e kanë pas mendjen veç tek rrenat, hilet, të goditjet pas shpine, te arritjet e qëllimeve prapa krahëve të të tjerëve, në shkelje të rregullave e ligjeve, por edhe me synimin për ta poshtëruar e turpëruar popullin.
Ne shqiptarët jemi populli që harxhojmë më shumë, disa herë më shumë se mesatarja e Europës, për shkollimin e fëmijëve tanë, qindra milionë euro paguajnë shqiptarët për shkollimin e fëmijëve të tyre, ndërkohë që universiteti i shqiptarëve është universiteti më i korruptuar i Europës, dhe po kjo rini e diplomuar sotë ikën nga ki vend. Ky është faji i atyre, të cilët nuk ja donin të mirën këti vendi, nuk i donin njerzit e drejt dhe studentët e pavarur, por i donin të varur e ushtarë për t’i manipuluar, fajin e ka vetëm Qeveria, fajin e kanë politikanët se gurët e themeleve që duheshin ti ndërtojn për institucionet i përdorën vetëm për themelet e pushtetit të vet.
-Nëse donë ki Shtet të bëhet pjesë integrale e Europës duhet, të krijohen parakushte për një mirëqenie sociale, një ballafaqim permanent i koncepteve ideologjike, një përgatitje solide të kuadrove të reja që mendojnë dhe gjykojnë në mënyrë europiane, një pajtim definitiv të sistemit dhe vlerave të reja etj, duhet të ndodhë patjetër në periudhat e ardhshme në këtë shtet.
-Duhet të protestojm të lëvizim dhe të tundemi nga mentaliteti i partive politike dhe pritshmërisë që gjithçka në këtë vend do ta zgjidhë Politika dhe nëpërmjet organizimeve duhet të fillojmë presionin nga poshtë-lartë, gjithë institucionet shtetërore për të përmirësuar cilësinë e jetes sonë dhe për të realizuar një nga objektivat e demokracisë në shtet, dhe ta ndalojmë këtë qeveri të korruptuar.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *