Home / Kryesoret / PSP: Kërpaç vet është paraqitur si dëshmitar, kemi fakte për presion ndaj tij

PSP: Kërpaç vet është paraqitur si dëshmitar, kemi fakte për presion ndaj tij

Prokuroria Publike Speciale ka demantuar shkrimet në disa media të caktuar se gjoja ata kanë bërë presion mbi tani më të ndjerin Kosta Kërpaç. Ata thonë se Kërpaç vullnetarisht është paraqitur në këtë prokurori në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të një procedure para hetimore.

“Bashkëpunimi me dëshmitarin ishte korrekt dhe bëhej fjalë për një person të jashtëzakonshëm, kështu që lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë të punësuarit në këtë prokurori. Ju njoftojmë se prokuroria posedon fakte për shumë rrethana relevante përfshirë edhe për presionin në të cilën është gjetur personi Kosta Kërpaç, por duke pasur parasysh se bëhet fjalë për informacione konfedenciale, të njëjtit nuk do të ndahen me opinionin në këtë moment”, kanë njoftuar nga Prokuroria Speciale, transmeton SHENJA.

Ata thonë se në se paraqitet nevoja janë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit të cilët po hetojnë vdekjen e tani më të ndjerit.

“Në këtë rast dëshirojmë të tregojmë se para kësaj Prokurorie ndaj të ndjerit nuk është iniciuar procedurë penale dhe se i njëjti nuk ka pasur cilësinë e personit të dyshuar”. Nga këto arsye për ne është e panjohur vendimi i presidentit Ivanov për ta falur këtë person, dhe ne presim përgjigje prej nga i ka informacionet president se ne, kushtimisht ndaj këtij personit kemi iniciuar procedurë penale”, thuhet më tej në njoftimin e PSP-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *