Home / Kryesoret / PSP: Prej 1 deri në 5 vjet burg, për publikimin e materialeve nga bisedat private

PSP: Prej 1 deri në 5 vjet burg, për publikimin e materialeve nga bisedat private

Prokuroria speciale publike dje në mënyrë më të ashpër e dënon publikimin e materialeve nga bisedat private të cilat gjatë ditëve të fundit janë paraqitur në rrjetet sociale dhe me të cilat prishet integriteti, dinjiteti dhe morali i personave të caktuar.

Prokuroria Speciale njoftoi se për rastin në fjalë ka nisur procedurë parahetimore, ndërkaq shtojnë se kjo vepër penale dënohet me ligj, edhe atë prej 1 deri në 5 vjet burg, njofton Zhurnal.mk.

“Në këtë drejtim, sqarojmë se publikimi i materialeve të tilla është vepër penale, në pajtim me nenin 151 nga Kodi penal. Ky nen parasheh se ai që me përdorimin e pajisjeve të veçanta në mënyrë të paautorizuar përgjon ose në mënyrë tonike incizon bisedë ose deklaratë që nuk i imponohet, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet, ndërsa me këtë dënim do të dënohet edhe ai që do t’i mundësojë personit të preferuar të njihet, me bisedën ose deklaratën e cila është përgjuar ose në mënyrë tonike e incizuar. Njëherit me dënimin e njëjtë do të dënohet edhe ai që në mënyrë tonike do të incizohet deklarata që i është imponuar, pa njohurinë e atij që e jep, me qëllim që ta keqpërdor ose ta transmetojë ndaj personave të tretë ose ai që deklaratën e tillë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e transmeton ndaj personave të tretë”, theksohet në kumtesën e djeshme të PSP-së, njofton Zhurnal.mk.

Prokuroria Publike Speciale gjithashtu njoftoi se ka nisur procedurë parahetimore për bisedat private të cilat janë publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *