Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e Maqedonisë merr hua të re prej 3.2 milionë eurove

Qeveria e Maqedonisë merr hua të re prej 3.2 milionë eurove

Qeveria e Maqedonisë sot planifikon të marrë hua tek kreditorët vendas 3.2 milionë euro. Sipas të dhënave të kalendarit, pas ankandit të sotëm të letrave shtetërore me vlerë, nuk do të ketë më borxhe të vjetra për të kthyer.

Tani për tani nuk ka asnjë informacion nga Ministria e Financave se për çfarë do të përdoret shuma që do të merret.

Kryetari i Komisionit të Financave të LSDM-së, Kire Naumov thekson se pjesëmarrësit në tregun e brendshëm duhet të kenë parasysh se asnjë vendim i marrë nga Ministri i Financave, Zoran Stavreski, nuk i është dorëzuar zëvendës ministrit plotësues, për miratim dhe nënshkrim.

Ndërkohë në Gjykatën Administrative në procedurë është një padi e ngritur nga Naumovi, në lidhje me huamarrjen në tregun e brendshëm.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *