Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë nga 17 prilli mund të udhëtojnë për në Kosovë me letërnjofime

Qytetarët e Maqedonisë nga 17 prilli mund të udhëtojnë për në Kosovë me letërnjofime

Përfundimisht qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës do të udhëtojnë vetëm me Letërnjoftime. Kjo do të ndodhë pas 3 ditëve, gjegjësisht gjatë vikendit.

Të dielën, më 17 prill 2016, do të mbahet ceremonia e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacë.

Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufiri duhet të jenë biometrike. Vetëm me letërnjoftime shtetasit e Kosovës prej vitesh mund të kalojnë kufirin edhe me Shqipërinë e Malin e Zi.

Ndërkohë, udhëtimi vetëm me Letërnjoftime ishte prioritet i lartë i partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, e cila u angazhua maksimalisht edhe përskajë opstrukcioneve që të vihet në jetë vendimki për qarkullimin e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *