Home / Kryesoret / Raport i BB-së për Maqedoninë dhe pesë vende tjera nga EJL

Raport i BB-së për Maqedoninë dhe pesë vende tjera nga EJL

“Ribalancimi për rritje më të fuqishme” është titulli i edicionit të nëntë nga seria e raporteve për situatën e ekonomive në Evropën Juglindore (EJL 6 Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia) që sot do ta promovojë Banka Botërore.

Raportin rajonal do ta prezantojë Galina Andonova Vinçelete, ekonomiste kryesore e BB-së për rajonet e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe bashkëautore e Raportit përmes një video linku, i cili do të sigurohet me zyre e Bankës Botërore në EJL 6 vendet. Përmes linkut, përveç Andonova Vinçelete në pyetje do të përgjigjen edhe ekonomistë tjerë nga BB-ja për vendet e përmendura.

Në Shkup raportin do ta prezantojnë Ivajlo Izvorski, menaxher i Sektorit për makroekonomi dhe menaxhim fiskal pranë BB-së dhe Bojan Shimbov, ekonomist nga zyra e Bankës Botërore./MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *