Home / Kryesoret / RDK i ftoi në takim të përbashkët partitë opozitare

RDK i ftoi në takim të përbashkët partitë opozitare

Rilindja Demokratike Kombëtare ka marrë një hap konkret drejtë përafrimit të partive opozitare shqiptare, duke i ftuar të gjitha për një takim të përbashkët, të hënën në Shkup.

Në vazhdim ftesa e plotë e RDK-së:

“Nisur nga situata aktuale politike në vend, vullneti i shprehur nga të gjitha subjektet politike opozitare dhe nevoja e bashkëpunimit opozitar sa më të gjerë, si mundësia më e mirë për fitoren e opozitës shqiptare në Maqedoni, ftojmë në takim të përbashkët mes të gjitha partive opozitare shqiptare: Rilindja Demokratike Kombëtare, Lëvizja për Reforma në PDSH, Lëvizja Besa, partia Uniteti dhe Partia për Prosperitet Demokratik, ditën e hënë, me 18 prill, në ora 11, në lobin e Hotel “Aleksander Palace”, për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe modalitetet e bashkëpunimit opozitar sa më të gjerë. RILINDJA DEMOKRATIKE KOMBËTARE – RDK”- thuhet në lajmërim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *