Home / Kryesoret / RDK: Vendimi i presidentit të shtetit kulminacion i absurditetit

RDK: Vendimi i presidentit të shtetit kulminacion i absurditetit

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se vendimi i presidentit të shtetit për abolicion të plotë ndaj politikanëve të korruptuar dhe kriminalizuar që janë ngritur ose duhet ngritur padi nga ana e prokurorisë speciale apo edhe prokurorisë publike, është kulminacion i absurditetit të funksionimit ose mosfunksionimit të shtetit në përgjithësi. Sipas Rilindjes Demokratike Kombëtare, ky vendim i presidentit të shtetit është edhe një argument shtesë se në këtë shtet forcat destruktive janë duke e shkatërruar tërrësisht vendin në përgjithësi.
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se vendimi i fundit i presidentit të shtetit e zhbën tërrësisht Marrëveshjen e Përzhinës duke patur parasyshë se bëhet shfuqizim i tërrësishëm i institucionit të Prokurorisë Speciale që është pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje. Në të njëjtën kohë, ky vendim i presidentit të shtetit jo vetëm që amniston politikan që ende nuk është filluar proces gjyqësor, që me automatizëm nënkupton pranim se këta njerëz kanë kryer krim, por në të njëjtën kohë varros njëherë e përgjithmonë sundimin e ligjit në vend. Kjo varrosje e sundimit të ligjit në vend do të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Sipas Rilindjes Demokratike Kombëtare, ky vendim i presidentit të shtetit nuk është në asnjë variant në interes të shtetit, por është tërrësisht në kundërshtim të interesave të shtetit. Varrosja e sundimit të ligjit dhe institucioneve të shtetit nga ana e presidentit të shtetit nuk mund asnjëherë të jenë interes shtetërorë. Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan, në rikthimin e sundimit të ligjit në vend sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të paimagjinueshme për vendin dhe rajonin në përgjithësi. Rikthimi i sundimit të ligjit dhe fuqizimit të institucioneve në vend është obligim parësorë i përbashkët, duke përfshijë edhe komunitetin ndërkombëtarë, sepse ky komunitet ka investuar jashtëzakonisht shumë në sundimin e ligjit dhe stabilitetit të këtij shteti. Vendi dhe rajoni kanë nevojë njëherë e përgjithmonë për unifikim të gjithmbarshëm të forcave progresive kundër rrymave destruktive që janë duke shkatërruar çdo vlerë perëndimore në vend dhe rajon, sa nuk është vonë, sepse në të kundërtën kostoja do të jetë shumë e madhe. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *