Home / Lajme / Maqedoni / Reagojnë familjarët: Po rrahen dhe torturohen të burgosurit e Grupit të Kumanovës

Reagojnë familjarët: Po rrahen dhe torturohen të burgosurit e Grupit të Kumanovës

Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk ditëve në vijim do të publikojë bisedën e plotë ekskluzive me Hazir Krasniqi, i vëllai i Muhamet Krasniqi të njohur me nofkën “Komandant Malisheva” lidhur me procesin gjyqësor për rastin e Kumanovës si dhe për gjendjen shëndetësore të tij dhe trajtimi e egër nga policia maqedonase.

Haziri në bisedë me Zhurnal.mk thotë se një javë më parë e ka vizituar të vllain e tij, Muhametin, gjendja shëndetësore e të cilit ai thotë se nuk është e mirë.

Sipas tij, policët maqedonas po i rrahin të akuzuarit gjatë transportimit të tyre nga burgu për në seancat gjyqësore në Shkup.

I vëllai i “Komandant Malisheva”, Haziri ndërkohë ka akuzuar autoritetet shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë për të cilat ai thotë se nuk kanë ndërmarr asnjë nismë për bërë trysni në përmirësimin e gjendjes së të burgosurve kosovarë dhe të tjerëve nga Maqedonia.

I indinjuar me procesin për rastin e Kumanovës si dhe me gjendjen e të akuzuarve shprehet edhe Xhavit Jashari përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Edhe Jashari thotë për “Zhurnal.mk” se autoritetet shqiptare né Shkup e Prishtinë nuk ndërmorën asnjë masé për luftëtarët e Kumanovës tash e një vit. Edhe ai i ka akuzuar ashpër autoritetet në Maqedoni dhe Kosovë për gjendjen e tyre.

Sipas tij, djemtë nga Kosova nuk shkuan për të lënë kokën në Maqedoni për interesa personale.

Jashari thotë se qëllimi i tyre ishte i pastër dhe kishte vetëm një kauzë: për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve shqiptarë në Maqedoni të cilët siç thotë ai çdo ditë e më shumë po rrezikohen nga pushteti maqedonas.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ditëve në vijim do të publikojë bisedën e plotë “ekskluzive” me vëllaun e Muhamet Krasniqiit, “Komandant Malisheva”, Hazir Krasniqin.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *