Home / Kryesoret / Rektori i UT-së Vullnet Ameti, laureohet me çmim akademik ndërkombëtar në Çikago

Rektori i UT-së Vullnet Ameti, laureohet me çmim akademik ndërkombëtar në Çikago

Universiteti i Tetovës shënoi edhe një sukses të radhës në rrafshin ndërkombëtar. Në sajë të punës dhe kontributit të çmuar të Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, për ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, si dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit ndërinstitucional me Northern Illinois University me seli në Çikago dhe afrimin e komunitetit akademik amerikan me atë shqiptar në sferën e arsimit të lartë, udhëheqësia e këtij universiteti prestigjioz amerikan, në koordinim edhe me Qendrën për Hulumtim Produktiv të Azisë Qendrore (CAPRC) dhe Illinois Institute of Technology, Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti i ndau çmimin prestigjioz: International Educator Of the Year (Akademiku më i mirë ndërkombëtar i vitit).

Ky çmim iu nda Rektorit Ameti në kuadër të edicionit të 12-të të samitit tradicional Silk Road, i cili në gjirin e vet mbledh figurat më eminente politike dhe shkencore nga vendet e Azisë Qendrore dhe SHBA-të dhe në fokus ka prezantimin e të arriturave më të reja në fushën e teknologjive dhe në sektorin e energjetikës. Për herë të parë në historinë e vet, në këtë edicion, ky çmim i ndahet një personaliteti akademik, Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametidhe jo si deri më tani, që iu është ndarë tradicionalisht figurave politike.

Ceremonia e ndarjes së Çmimit u bë në praninë e ambasadorëve dhe korit diplomatik të vendeve të Azisë Qendrore si Turqia, Pakistani, Afganistani, Kazakstani dhe Uzbekistani, këshilltarit për energjetikë të Presidentit Obama, z. William Jones, personaliteteve tjera të spektrit politik dhe ekonomik të SHBA-ve dhe një auditori të gjerë akademik nga Çikagoja dhe bota.

Rektori Ameti, me këtë rast, në emër të Universitetit të Tetovës dhe mbarë popullit shqiptar, falënderoi të pranishmit për nderimin që ia bëjnë Universitetit të Tetovës dhe popullit shqiptar, duke u zotuar se edhe më tej do ta vazhdojë fuqishëm angazhimin e tij në sferën e arsimit të lartë, me qëllim që klasa akademike dhe studentore shqiptare të bëhen pjesë e pandashme e forumit akademik-shkencor mbarëbotëror.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *