Home / Sport / Sanchez transferohet te çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve

Sanchez transferohet te çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez mund të transferohet në Paris Saint-Germain për zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është objektivi kryesor i Paris Saint-Germain për zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Sulmuesi suedez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Parc des Princes, dhe nuk pritet ta vazhdojë qëndrimin në klub.

Ai ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin në Premierligë.

Andaj, Paris Saint-Germain ka përpliluar një listë me emrat e zëvendësuesve të mundshëm dhe trajneri Laurent Blanc pëlqen Sanchezin.

Reprezentuesi kilian konsiderohet si partner ideal i Edinson Cavanit i cili do të rikthehej në rolin e tij të preferuar si qendërsulmues, duke lënë Sanchezin të manovrojë në krahun e majtë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *