Home / Lajme / Rajon / Serbi i gjuan me armë nëntë shqiptarë të mitur

Serbi i gjuan me armë nëntë shqiptarë të mitur

Në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka raportuar se dje një i dyshuar serb ka gjuajtur me armë në drejtim të nëntë shqiptarëve.

Nëntë shqiptar të mitur derisa ishin duke luajtur basketboll në një poligon aty kishte ndaluar një veturë “Fiat-Punto” pa targa në të cilin gjendeshin pesë të dyshuar të panjohur serb, nga vetura kishte dalë njëri prej tyre me një shufër në dorë, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, familjarët e viktimave kanë intervenuar menjëhere duka ia marrë shufrën të dyshuarit dhe i kanë thënë të largohet, raporton Express.

Viktimat kanë vazhduar lojën në një lokacion tjetër por vetura me persona të dyshuar përsëri ishte kthyer dhe nga vetura ka dalë një i dyshuar dhe ka shtënë katër herë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore në vendin ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Sot me 01.04.2016 janë shoqëruar për intervistim tre te mitur serb, te cilët pas intervistimit janë liruar, përderisa personi i katërt i mitur serb është identifikuar ne cilësi të personit të dyshuar dhe është shoqëruar në polici.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *