Home / Lajme / Maqedoni / SHBA dhe BE kërkojn nga Gruevski dhe Ahmeti që të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile

SHBA dhe BE kërkojn nga Gruevski dhe Ahmeti që të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile

Liderët politik të këtij vendi kanë përgjegjësi para qytetarëve të tyre që ta kthejnë vendin në rrugën euro atlantike përmes zbatimit të marrëveshjeve të tyre politike dhe të reformave urgjente që janë me prioritet, thuhet në njoftimin e përbashkët të përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve në Shkup.

“BE dhe SHBA-të i përkrahin të gjitha partitë dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin e punës së tyre për krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile. Kjo nënkupton pastrimin e Listës Zgjedhore, pengimi i frikës ose presionit mbi votuesit, dhe sigurimi i mbulimit të drejt medial.

Një progres i caktuar është bërë në këto sfera, por ngel ende punë. Kjo është përgjegjësi jo vetëm e institucioneve shtetërore që të përgatisin zgjedhje kredibile, por edhe e partive politike. Me 6 prill u lëshua një mundësi e tillë.

Së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të do të vazhdojnë që ta përkrahin zhvillimin demokratik që i përfshin edhe zgjedhjet.
E përshëndesim punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor si dhe tentimet e shoqërisë qytetare në arritjen e progresit në këtë qëllim. Nga afër po i ndjekim ngjarjet dhe do të vazhdojmë që t`i ndajmë pikëpamjet tona”, vlerësuan nga BE-ja dhe SHBA-të.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *