Home / Kryesoret / Shënohet Dita e planetit Tokë

Shënohet Dita e planetit Tokë

Nën moton “Drunj për planetin Tokë” sot shënohet Dita e planetit Tokë. Qëllimi është të zbatohen aksione gjithkund nëpër botë për mbjelljen e përafërsisht tetë miliardë drunjve deri në vitin 2020.

Me aktivitete të ndryshme, Dita e planetit Tokë do të shënohet edhe në Maqedoni.

Në shkollën fillore “Partenij Zografski” në lagjen Kisella Vodë do të mbillen fidane, ndërsa në shënimin do të marrë pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe përfaqësuesit e USAID-it dhe UNDP-së.

Qyteti i Shkupit dhe Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor “Gou Grin” do ta shënojnë këtë ditë në parkun e qytetit me vendosjen e stendave në të cilat do të ndahen kartela me porosi dhe fara ekologjike, ndërsa do të mbillen edhe fidane të pishave.

Në kopshtin në lagjen Zhelezarë do të organizohet garë çikliste, ndërsa ambasadori i Holandës Vuter Plomb së bashku me fëmijët do të mbjellin drunj dhe lule.

Shënimit të Ditës së planetit i bashkangjitet edhe kompania “Pakomak” me thirrje deri te të gjithë që në këtë ditë të vijnë në punë me biçikleta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *