Home / Lajme / Maqedoni / Shkariç: Unë e kam themeluar kushtetutën dhe vendimi i Ivanovit është i paligjshëm

Shkariç: Unë e kam themeluar kushtetutën dhe vendimi i Ivanovit është i paligjshëm

Themeluesi i Kushtetutës së Maqedonisë është thellë i bindur se vendimi i presidentit maqedonas për të falur kriminelët dhe politikanët në Maqedoni është i paligjshëm. Sipas tij, ligji për falje në Maqedoni është shfuqizuar në vitin 2009 dhe ky ligj më është i vdekur. Për këtë shkak edhe vendimi i fundit i Ivanovit është i vdekur dhe nuk bazohet në asnjë ligj. Këto komente profesori Shkariq i ka bërë për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Sipas tij, ligjin për falje mundet ta bën të gjallë vetëm parlamenti i Maqedonisë nëse sjell një ligj të ri, mirëpo momentalisht ligji është shfuqizuar në vitin 2009. Shkariq jep sqarime plotësuese se Kuvendi ka vetëm funksion normativ, por as edhe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta kthen në jetë normën e fshirë.

“Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka vendosur për masën e abonimit, e jo për masën e faljes. Që të mundet dikë të abolojë patjetër duhet të mbështetet në ligjin pë falje të vitit 1999, i cili i mundëson presidentit të shtetit që pa mbaruar procedura hetimore të lirohet nga të gjitha ndjekjet për veprat e kryera penale. Mirëpo ai ligj është shfuqizuar në vitin 2009. Me fjalë të tjera ky lloj abolacioni, u ndërpre. Ajo normë tani është e vdekur dhe askush nuk mund ta ngjallë përveç Kuvendit i cili do të miratonte një ligj të ri. Atje Kuvendi ka funksion normativ, por jo edhe Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk mund të kthejë në jetë normën e cila është fshirë. Ajo është punë e Kuvendit, ndërsa normë të këtillë nuk ka miratuar Parlamenti. Për këtë shkak Gjorgje Ivanov këtë abolacion e ka bërë jashtë normave ligjore. Pas miratimit të këtij vendimi, presidenti Gjorgje Ivanov meriton impiçment, pasi me vendosjen e nënshkrimit ai e ka thyer ligjin”, ka deklaruar mes tjerash profesori Shkariq.

Nga ana tjetër në një analizë të profesorit universitar, Jeton Shasivari thuhet se vendimi i Presidentit Ivanov është i pavlevshëm dhe nuk ka asnjë efekt juridik dhe ligjorë ndaj Gjykatave dhe Prokurorive në Maqedoni. Sipas tij ky vendim paraqet vetëm “një argëtim privat” i klikës të VMRO-DPMNE-së që e ka zaptuar shtetin, qytetarët dhe institucionet. Profesori Shasivari përveç sqarimeve të shumta, mes tjerash thotë se falja e Presidentit Ivanov është kundërkushtetues.

“Falja e Ivanovit nuk është në pajtim me ligjin dhe në mënyrë automatike nuk është në pajtim me kushtetutën e vendit, pasi sipas kushtetutës dhe nenit 84, paragrafi 1, alineja 9, Presidenti mund të japë falje vetëm në pajtim me ligjin. Si ka lejuar Ivanov që të merrë vendime për falje të cilët janë bazuar në bazë të ligjeve inegzistente të nenit 11 nga viti 1993. Për këtë thuhet, falje pa ligj dhe pa procedurë është sulm ndaj së drejtës dhe drejtësisë. Nuk ka ligjëshmëri pa ligj, nuk ka falje ligjore pa ligj. Është turp që një profesor i së drejtës e rrënon të drejtën dhe drejtësinë”, shkruan mes tjerash në analizën e tij Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari.

Ndryshe, ditë më parë Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, vendosi që të amnistoj të gjithë funksionarët e VMRO-DPMNE-së të cilët gjatë 10 viteve të fundit janë të involvuar në vrasje, kriminalitet dhe ryshfet.

Në mesin e tyre gjendet edhe një qytetarë nga Izraeli i cili i ka shitur Maqedonisë aparate për të përgjuar qytetarët e Maqedonisë plotë 24 orë. Nga ana tjetër vendimin e Presidentit Ivanov e ka kritikuar edhe State Departamenti amerikan dhe Qeveria gjermane.

Këto dy shtete botërore janë të shokuar nga vendimi i Ivanovit dhe ende e kanë të paqartë se si është e mundur që të amnistohen kriminelët.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *