Home / Kryesoret / Shkëndija vazhdon me fitore, mposht Rabotniçkit

Shkëndija vazhdon me fitore, mposht Rabotniçkit

Sot është zhvilluar ndeshja e radhës në ligën e parë futbollistike në mes ekipit të Shkëndijës dhe Rabotniçkit në stadiumit të qytetit në Tetovë.Kështu ekipi I Shkëndijës ka vazhduar me rezultatet e mira duke mundur ekipin e Rabotniçkit me rezultat 3-1.

Kur ende nuk kishte filluar mirë ndeshja r Shkëndija arriti të shënojë gol në minutën e katërt përmes Brazilianit Junior.Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit. Në pjesëne dytë në minutën e 53 Shkëndija shënon golin e dytë në këtë takim përmes Besart Ibrahimit.Në minutën e 63 mysafirët zvogëlojnë epërsinë në 2-1 përmes futbollistit Najdenov.Në ndërkohë, në minutën e 85 Shkëndija shënon golin e tretë përmes futbollistit Armend Alimi.

Vardari dhe Bregallnica përfundoi me rezultat 2-1 dhe vazhdon të kryesojë tabelën me 68 pikë, ndërsa Shkëndija gjithsej ka 66 pikë dhe lufta për titill mbetet e hapur. Edhe ekipi I Renovës shënoi fitore në ndeshjen e sotme kundër – Metalurgu me rezultat 3-1

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate

Sileks –Shkupi 1-0

Turnova-Carev Dvor 2-0

Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *