Home / Kryesoret / Shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski në kuadër të vazhdimit të seancës së 98 konstatoi tërheqjen e ligjeve të opozitës dhe menjëherë pas përfundimit të seancës, pa mos caktuar seancë tjetër shpërndau Kuvendin. Me këtë rast Veljanoski falenderoi deputetët për kontributin e dhënë dhe njëherit iu uroi suksese në të ardhmen. Gjatë aktit të shpërbërjes në sallë ishin prezent vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe disa deputetë të pavarur.

Ndërkohë paraprakishtë Kuvendi nuk konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv/ ministrave të LSDM-së. Ndërsa Veljanoski vedimin për zgjedhje të parakohshme pritet ta nënshkruaj më 15 prill, por kjo nuk nënkupton shtyrje të zgjedhjeve.

Meqenëse Kuvendi u shpërbë sonte  atëherë nuk ka asnjë lloj mundësie për prolongim të zgjedhjeve sepse ky vendim vjen nga kuvendi, ndërkohë që Kuvendi veç më është shpërbërë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *