Home / Kryesoret / “Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke”, kërkohet ndihmën nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama

“Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke”, kërkohet ndihmën nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Pankarta me mbishkrimin “Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke” ka ngritur reagime të shumta në mesin e protestuesve. Kjo pankartë tregon qartë se shqiptarët në Maqedoni janë tepër të diskriminuar nga regjimi i Gruevskit, ndërsa kritikohet fuqishëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët nuk bëjnë asgjë për t’ju ndihmuar partive politike shqiptare në Maqedoni, me qëllim që të ndërpresin diskriminimin maqedonas, raporton gazetari i Zhurnalit.

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, në këto çaste me liderët e partive më të vogla shqiptare po e udhëheqin protestën masovike që po mbahet në këto çaste në Shkup kundër regjimit diktatorial të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në frontin e parë të protestuesve mbahet një pankartë e madhe “Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke”. Nga të gjithë anët në këto çaste qytetarët i bashkëngjiten protestës.

Për këto protesta interesim të madh kanë edhe një numër i madh i medieve vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *