Home / Lajme / Rajon / Shtëpia e Bardhë përgëzon Shqipërinë për tolerancën fetare

Shtëpia e Bardhë përgëzon Shqipërinë për tolerancën fetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Xhoe Bajden gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama vlerësuan rolin e vendit tonë për promovimin e tolerancës fetare. Në njoftimin e ambasadës amerikane gjithashtu thuhet se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS.

Presidenti, zëvendëspresidenti dhe kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe zëvendëspresidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik të Shqipërisë në çuarjen përpara të sigurisë rajonale dhe rishprehën rëndësinë që ka mbajtja hapur e derës së integrimit euro-atlantik për stabilitetin në Ballkan.

Ata përgëzuan Shqipërinë për promovimin e tolerancës fetare, për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL, dhe për hapat domethënës që Shqipëria ka ndërmarrë për t’iu kundërvënë terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu ranë dakord mbi rëndësinë që ka vazhdimi i reformave për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *