Home / Lajme / Maqedoni / Skandaloze, Maqedonia sërish bllokon 5 kamionë me perime shqiptare

Skandaloze, Maqedonia sërish bllokon 5 kamionë me perime shqiptare

Pesë kamionë të ngarkuar me kastraveca të fermerëve shqiptarë janë bllokuar në doganën e Bllatës, duke mos u lejuar të hyjnë në Maqedoni.

Reagimi publik është bërë nga Myslim Murrizi – kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, i cili theksoi se këto perime janë të fermerëve lushnjar, që janë bllokuar në kufi, informon INA.

“Këta janë fotot e 5 kamionëve me mbi 1000 kuintalë kastraveca të fermerëve lushnjarë, të bllokuar mbrëmjen e djeshme në doganën e Bllatës, Peshkopi nga pala maqedonase.Ku është Ministri i Bujqësisë, që vjen vetëm për “show”?”, ka shkruar Murrizi.

Sipas tij, këto prodhimeve kanë mbërritur këtu dje mbasdite, shprehet Murrizi dhe maqedonasit nuk i lejojnë të futen në territorin e tyre në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë por edhe CEFTA.

“Ne nuk kemi Qeveri që të na mbrojë, kurse ata mbrojnë prodhimin e fermerit maqedonas. Edhe pse mundi dhe djersa e fermerit lushnjar po shitet gati me çmim kostoje, 200 lek të vjetra – një kg kastravec serash , nga mospasja shtet që të reagojë në emër të këtyre qytetarëve, as këtë nuk mund ta marrin dot. Nesër këta kthehen ne 1000 kuintalë mbeturina sepse janë perime e jo derrasa apo pllaka që mund të rrinë aty deri kur t;i mbushet mendja maqedonasve. Kush do t’iu kompensojë këto para, mund e sakrificë këtyre fermerëve të braktisur nga shteti?! Turp për të gjithë! Ju që heshtni përpara kësaj situate dramatike për fermerët e Lushnjes dhe të gjithë Myzeqesë,” përfundon Murrizi.

Por ai i ka bërë thirrje edhe autoriteteve të Maqedonisë se pse bllokojnë mallrat e tyre. Kjo ka të bëjë në adresë të ministrisë së Ekonomisë, Driton Kuçi. Kjo ministri pritet që sot të deklarohet lidhur me rastin se a po shkelet shkëmbimi tregtar sipas CEFTA.(

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *