Home / Kryesoret / Spasovski ka dhënë urdhër të arrestohet Gruevski?

Spasovski ka dhënë urdhër të arrestohet Gruevski?

Këtë informacion bombastik e ka publikuar gazetari i afërt me qeverinë e VMRO-së dhe BDI-së, Milenko Nedelkovski, nëpërmjet portalit të tij “Dudinka.mk”. Sipas Nedelkovskit, bëhet fjalë për një plan, sipas të cilit SHBA-të bashkë me ambasadën e BE-së në Maqedoni, nëpërmjet Prokurorisë Speciale Publike me hapjen e dosjes ”Telefoni”, kanë pasur mision që të burgosin ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski por këtë plan e ka prishur kryetari i shtetit Ivanov i cili ka amnestuar dhjetra funksionar, ku në mes tyre ishte edhe vetë Gruevski.
”Më 13 Prill (e mërkurë) ambasadorët, i SHBA-ve Baily dhe Orav nga BE kanë përgatitur plan preciz për të eleminuar ish kryeministrin Gruevski, këtë herë të eleminojnë nga skena politike. Këtë plan, ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së kanë dashur ta zbatojnë nëpërmjet dy gjykatësve që njihen si të afërt me LSDM-në dhe Soros. Ministri Spasovski ka lëshuar urdhër për të burgosur ish kryeministrin Gruevski. Me këtë vendim, do t’i thonim përshëndetje Maqedonisë por falemnderit kryetarit Ivanov që nuhati këtë tradhëti dhe shpëtoi vendin”, shkruan Nedelkovski në portalin e tij Dudinka.mk.
Përndryshe, Milenko Nedelkovski njihet edhe për deklaratat fyese ndaj shqiptarëve. Ai për shqiptarët më herët tha ”Shqiptarët i shumëzoj me zero, njejtë si romët dhe homoseksualët”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *