Home / Kryesoret / Spasov:”Vezë Sharri” në Tetovë i ndihmuam që të hap 36 vende të reja të punës

Spasov:”Vezë Sharri” në Tetovë i ndihmuam që të hap 36 vende të reja të punës

Zëvendës ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov së bashku me drejtorin e Qendrës së Punësimit në Tetovë, Goran Jovanovski sot e vizituan kompaninë “Vezë Sharri” në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Zëvendës ministri Spasov theksoi se pronari Arben Abdurrahmani dhe kompania ‘Veze Sharri’ kanë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përmes masave të punësimit që po i shfrytëzon fabrike po kontribuohet në zhvillimin e saj.

“Veze Sharri’ përmes masave aktive të punësimit të rinjve, punësimit të subvencionuar dhe projektit ‘Maqedonia punëson’ gjatë viteve të kaluara ka hapur edhe 36 vende të reja të punës. E shfrytëzoj rastin që t`i thërras të gjitha kompanitë e tjera që ta shfrytëzojnë shansin përmes projektit ‘Maqedonia punëson’ që përfundon të premten duke i shfrytëzuar mundësitë për çlirimin prej tatimit personal dhe kontributeve sociale dhe të hapin vende të reja të punës.”, theksoi ndërmjet tjerash Spasov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *