Home / Lajme / Maqedoni / Taravari: Nuk marrim pjesë në protestat e Zaevit, boll u’a kemi zgjidhur problemet maqedonasve

Taravari: Nuk marrim pjesë në protestat e Zaevit, boll u’a kemi zgjidhur problemet maqedonasve

Sekretari organizativ i LR-PDSH-së, mjeku Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook tregon arsyet e qarta se pse partia e tij nuk del në protestat masovike që organizohen në Shkup kundër Presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov.

Ai thotë shkurt se shqiptarët assesi nuk duhet të rreshtohen në protestat që i organizon partia maqedonase e drejtuar nga Zoran Zaev. Ai mes tjerash thotë se shqiptarët shumë herë ua kanë zgjidhur punët maqedonasve, ndërsa tani ata punët le ti kryejnë vetë.

Taravari thotë se shumë lehtë është të dilet në protesta, mirëpo partia maqedonase LSDM e llogaritë veten si pronare, ndërsa shqiptarët si qiraxhinjë.

Më poshtë e keni postimin e plotë të mjekut Taravari

PROTESTA JONE Është bërë shumë zhurmë këto kohë për marrjen pjesë ose jo në protesta! Gjëja e parë që të bie në sy është fakti që gjithnjë zhurma bëhet pasi derdhet një turmë maqedonasish në rrugë! Dua të them që ka një koiçidencë dashakeqëse, që thotë: nuk iu vjen turp! Maqedonasit janë në rrugë, dhe ju i lini vetëm?!?!?! Po ndoshta ky është paragjykim! Ajo që dua të saktësojë është që Shqiptarët kanë aq shumë për të protestuar sa i bie të lemë shtëpitë e të flemë në rrugë, por përpara kësaj duhet të saktësojmë shumë qartë kërkesat tona! Nëse dalim në krah të Zaevit, ndoshta ky i fundit do të ngjitet në pushtet, por si do sillet kur të jetë aty?! Thotë që do bëj ndryshime pro shqiptarëve, por prapë e sheh veten si pronar e neve si qeraxhinj! Ne duhet të jemi të qartë me çdo maqedonas, qoftë me mbiemrin Zaev e qoftë me mbiemrin Gruevski, ka ardhur koha që të jemi të barabartë me ta, dhe jo funksion apo integral i tyre! Ca individë kokëhedhur janë raste krejt të zakonshme që nuk bëjnë ndonjë shumë faktoriale. Shumica e shqipëtarëve nuk i druhen protestës, se nuk jemi trembur luftës, por këta protestuesit aktual, zaevistët, janë pjesë e botës skllav-pronare e bie të përkrahim ata! Le të merren ata me hallet e tyre, se boll u a kemi zgjidhur ne! Protesta më e madhe aktuale jona është bojkotimi i protestës zaeviste përsa kohë nuk na shohin si të barabartë! Të barabartë jo vetëm de facto por edhe de jure!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *