Home / Lajme / Maqedoni / Të burgosurit duan që të falen nga Ivanovi

Të burgosurit duan që të falen nga Ivanovi

Të burgosurit nga burgjet e Maqedonisë duke e parë faljen masive që iu bë politikanëve të dyshuar për veprime kriminale do të kërkojnë mundësi që të falin nga njeriu i parë i Republikës së Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

Kërkesat e tyre do të bazohen në argumentin se politikanët nuk guxojnë që të privilegjohen dhe se qytetarët e burgosur nuk janë qytetar të rendit të dytë në këtë shtet.

Një pjesë prej politikanëve që u falën nga presidenti Ivanov përmes letrës ose publikisht përmes medieve kërkuan tërheqjen urgjente të vendimit.

Dy prej tyre, Mile Janakieski me 16 padi penale dhe Gordana Jankulloska me 13 padi penale nuk reaguan ndaj faljes së Ivanovit, si duket ata me kënaqësi do ta pranojnë faljen e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *