Home / Kryesoret / Tetovë, Inspektorati Ndërtimor Komunal largon pllakat e betonit te “Çaj Bahçe” (Foto)

Tetovë, Inspektorati Ndërtimor Komunal largon pllakat e betonit te “Çaj Bahçe” (Foto)

Inspektorati Ndërtimor Komunal sot ka ndërmarrë një aksion për largimin e objekteve dhe gjësendeve të cilat kanë uzurpuar pronën publike/shtetërore në Tetovë, – transmeton “Tetova1”.Rast konkret është largimi i bekatonave në çajtoren e njohur “Çaj Bahçe”, e cila shtrihet rreth lumit “Shkumbin”.
Ja deklarata e Inspektorati Ndërtimor Komunal:

“Nga denoncimet e shumta të qytetarëve, në përputhje me programin vjetor të punës së Inspektoratit Komunal Ndërtimor, rrespektivisht Programit për ekzekutimin e akteve administrative për largimin e objekteve të ndërtuara pa leje, që nuk janë në përputhshmëri ligjore.
Sot, me datë 25.04.2016, e hënë, në rrugën “Lenin”(vendi përeth lumit “Shkumbin”) u ekzekutua aksioni për largimin nga hapësira e gjelbër e gjësendeve (pllaka bekatoni) të cilat kishin uzurpuar hapësirën publike, rrjedhimisht në “KP.nr.4136 KO Tetovë 2″, pronë e Republikës së Maqedonisë. Ekzekutimi ka filluar në orën 10, dhe i njejti ka përfunduar me sukses në orën 12:30.
I gjithë aksioni është zhvilluar pa incidente.
13059623_1070374289666347_1273679080_n

13073026_1070374242999685_1225591110_o

13101534_1070374262999683_2039865435_n

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *