Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë, shoferi i dehur godet një makinë të parkuar dhe më pas një lokal

Tetovë, shoferi i dehur godet një makinë të parkuar dhe më pas një lokal

Makina “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 24-vjeçari D.E nga Tearca dje rreth orës 1 pasdite në rrethrrotullimit në rrugën “Ilinden” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar “Audi” me targa të Tetovës, njofton SPB-Tetovë.

Pas goditjes, përmes vijëz së gjelbër ka kaluar në anën e majtë dhe ka goditur në xhamin e një dyqani me mobile aty pranë, në pronësi të një 47-vjeçari banor i Sedlarcës Epërme.

Shoferi ka marr lëndime të lehta, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas trajtimit të ndihmës mjekësore është liruar nga spitali.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë dhe sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë aksident trafiku. Fillimisht arsyeja është nga pa rregullsia e shpejtësisë dhe alkool, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 200 mijë denarë./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *