Home / Kryesoret / Thaçi: Me Ahmetin nuk jemi armiq, e ftoj në debat publik

Thaçi: Me Ahmetin nuk jemi armiq, e ftoj në debat publik

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në emisionin “Click Plus” në TV21, ka dërguar ftesë publike Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit për tu ballafaquar në debat publik në lidhje me çështjet e përgjithshme që i tangojnë shqiptaret në Maqedoni.

“Me mijëra herë e kam thënë se kam dëshirë të ballafaqohemi në një debat, bashkë me z. Ahmetin dhe të diskutojmë shume hapur për çështjet aktuale në vend. Në asnjë moment nuk më shkon ndërmend të bëj ndonjë diskreditim, ndonjë raport privat ose ngjashëm, do të flasim vetëm për çështje të përgjithshme, të debatojmë dhe ne fund qytetarët shqiptarë të kuptojnë se ne, nuk jemi armiq, ne jemi shqiptarë, dhe jemi vëllezër. Debati mes meje dhe z. Ahmetit do të kontribuojë në demokratizimin e skenës politike shqiptare.”, deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *