Home / Kryesoret / Thaçi në Dibër: PDSH garanton amnisti për të burgosurit shqiptarë dhe amnisti fiskale

Thaçi në Dibër: PDSH garanton amnisti për të burgosurit shqiptarë dhe amnisti fiskale

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte ka qëndruar në Dibër si pjesë e fushatës “dëgjesa publike”, ku ai ka dëgjuar shqetësimet e anëtarësisë dhe simpatizantëve të kësaj partie, por ka elaboruar edhe platformën politike.

Sipas tij, PDSH garanton vendimmarrje me konsensus, amnisti fiskale që nënkupton shlyerjen e borxheve të qytetarëve. Ai theksoi se këtë që e thotë do e bëjë.

Në këto takimet u dëgjuan qëndrimet e banorëve të kësaj ane, ndërsa kreu i PDSH-së Thaçi prezantoi programin dhe platformën politike të PDSH-së.

“Padyshim se gjendja është e keqe, situata është shumë e rëndë për shqiptarët si në aspektin e të drejtave juridike po ashtu edhe në diskrminim ekonomik që po përjetojmë. Nuk ka shumë nevojë që të jepen fakte dhe argumente. Nuk ka nevojë të shpejgohet se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe”, potencoi Thaçi, duke premtuar amnisti për shqiptarët, si në sferën fiskale, por edhe për të burgosurit politik

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *