Home / Kryesoret / Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Wouter Plomp

Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Wouter Plomp

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi potencoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike kurdo qoftë që të mbahen ato, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Kryetari Thaçi më tej theksoi se çështja e mosrealizimit të të drejtave të shqiptarëve akoma nuk është pjesë e dialogut dhe kjo vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Plomp se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe vlerësoi lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *