Home / Kryesoret / Thaçi: Unë do ta zgjidhë çështjen shqiptare në Maqedoni

Thaçi: Unë do ta zgjidhë çështjen shqiptare në Maqedoni

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qëndruar në malësinë e Tetovës ku ai përmes “dëgjesës publike” dëgjoi hallet dhe kërkesat e banorëve dhe simpatizantëve të PDSH-së.

Ai ka theksuar se do të jetë PDSH që fuqishëm të do veprojë dhe ndryshojë këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni.

Thaçi ka folur për organizim politik dhe përforcim të opozitës, si të vetmen mënyrë të rezistencës së qëndrueshme, duke theksuar se opozita e vërtetë është pikërisht PDSH-ja.
Më tej, Thaçi ka deklaruar se situata e shqiptarëve të Maqedonisë do të ndryshojë në momentin kur platforma politike e partisë që ai drejton të merr besimin e votuesve shqiptarë, pra pushtetin, pasi që sipas Thaçit, pushteti për të nënkupton pushtet për popullin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *