Home / Kryesoret / Thaçi: Unë jam baba i opozitës shqiptare e jo LR-PDSH, BESA, UNITETI DHE RDK

Thaçi: Unë jam baba i opozitës shqiptare e jo LR-PDSH, BESA, UNITETI DHE RDK

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka ftuar në përballje kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për të diskutuar si dy forca oponente politike lidhur me të gjitha çështjet e hapura që tangojnë politikën dhe gjendjen e shqiptarëve. “Unë i bëj thirrje publike Ali Ahmetit që të pranojë një debat ballë për ballë për të gjitha çështjet, duke shmangur nivelet e ulta të debatit, por një debat për çështje serioze”, theksoi Thaçi.

Ai tha se nuk është kundër edhe çdo lloj debati tjetër me partitë e tjera, ato të opozitës, por sipas tij demokracia njeh debat midis pozitës dhe opozitës.

Duke folur për bashkim apo unifikim me partitë e tjera opozitare ai tha se është i hapur për këtë, por sipas tij, partitë e tjera duhet të njohin ate parti që ka legjitimitet me vota të fituara në zgjedhje dhe që siç tha ai duhet të dihet se kush është “baba” në këtë rast.

Kreu i PDSH-së, i pyetur se a do të ketë rifreskime në listat për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ai tha se kjo do të ndodhë dhe se pjesë e listave të PDSH-së do të jenë personalitete të jetës publike si në sferën universitare, biznes dhe sfera të tjera, që janë dëshmuar për suksese në lëmitë e tyre, por që edhe kanë kapacitet për të implementuar platformën politike të PDSH.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *