Home / Kryesoret / Thaçi: Vendimi Ivanovit absurditet i cili suspendon sistemin juridik në Maqedoni

Thaçi: Vendimi Ivanovit absurditet i cili suspendon sistemin juridik në Maqedoni

Lideri i PDSH-së, Mendu Thaci deklaroi se, vendimit i presidentit Gjorgje Ivanov është një absurditet përmes të cilit suspendohet sistemi juridik në Maqedoni, “E them më vjen mirë, për faktin se me këto vendimet lidershipi maqedonas po e bind bashkësinë ndërkombëtare se nuk duan të ndërtojnë shtet demokratik, multietnik, të gatshmëm për hyrje në NATO dhe BE”, deklaroi Thaci.

Sipas tij, ky vendimet, por edhe vendimet e mëparshme do të jenë me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë.

“Fatkeqësisht me këso vendime për 30 vite me radhë shqiptarët janë dënuar individualisht dhe kolektivisht me dënime të larta drakonike. Këto vendime shqiptarët moti kohë i ka përjetuar rëndë në kurrizin e tyre”, theksoi Thaci në Tv21
Ai theksoi se pret zhvillime dramatike, të cilat mund të eskalojnë nëse nuk kemi një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *