Home / Kryesoret / Trajanov: Po duan ta rrënojnë institucionin që kujdeset për sigurinë tonë

Trajanov: Po duan ta rrënojnë institucionin që kujdeset për sigurinë tonë

Ish ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov vlerëson se tentimet e pushtetit për ta vënë nën kontroll Ministrinë e Punëve të Brendshme po krijojnë përçarje dhe jo stabilitet në institucionin i cili duhet që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve.

“Në MPB vetëm ministri ka kompetenca kushtetuese dhe ligjore që të drejtoj me këtë institucion vital i cili kryen detyra të ndërlikuara të sigurisë. Tentimet e qeverisë për ta marr MPB përmes Mitko Cavkov do të kontribuoj për prishjen e hierarkisë, për ndarjet e brendshme dhe konfrontimet direkte midis të punësuarve.

Gjendja e këtillë në mënyrë negative do të ndikoje edhe në stabilitetin e shtetit. Përgjegjësia bie mbi ministrin, i cili duhet që në rrënjë t`i këpus të gjitha tentimet për futjen e dhunshme në zyra, për ndalimin e hyrjes së përfaqësuesve të MPB në vendet e tyre të punës etj. Për kaosin që do ta imponoje qeveria, duhet që të informohet edhe opinioni, i cili është garant i fuqishëm për t`u penguar kaosi me pasoja të paparashikueshme.

Besoj se edhe të punësuarit janë thellë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm ky institucion dhe funksionimi i saj në mënyrë efikase që është në interesin e qytetarëve dhe shtetit”, paralajmëroi Trajanov

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *