Home / Kryesoret / “Transportuesi”, paraburgim për një të dyshuar

“Transportuesi”, paraburgim për një të dyshuar

Katër persona për të cilët Prokuroria Speciale kërkoi masën e paraburgimit për lëndën “Transportuesi“, dje janë thirrur nga Gjykata Penale në Shkup, këtë e konfirmoi edhe vetë Gjykata. Nga burime jozyrtare, Alsat mëson se njërit prej katër personave i është caktuar masa e paraburgimit.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për sekretarin e Komunës së Manastirit. Për tre personat e tjerë nuk është caktuar masa e paraburgimit, por janë shqiptuar masa të tjera më të lehta. 7 personat e tjerë për të cilët Katica Janeva kërkoi paraburgim do të paraqiten para Gjykatës në dy ditët e ardhshme. Nga Gjykata Penale në Shkup sot nuk mundën të konfirmonin se çfarë masash janë caktuar dhe kundër kujt, paralajmëruan se do ti publikojnë vendimet kur të përfundoj marrja në pyetje e të dyshuarit të fundit në rastin Transporteri.

Në rastin transportieri specialja akuzoi 22 persona për keqpërdorime me transportin e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Manastir. Dyshimet janë se janë paguar shërbime shumë më të shtrenjta, ndërsa transportin e kanë kryer kompani të cilat nuk kanë pasur kurrfarë marrëveshjesh.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *