Home / Lajme / Kronika e zezë / Treni përplas traktoristin për vdekje në Kamjan të Tetovës

Treni përplas traktoristin për vdekje në Kamjan të Tetovës

Dje pasdite rreth orës 18, tek hekurudha Tetovë-Gostivar, në afërsi të kryqëzimit të f.Kamjan, në rrugën e lokale ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë: treni me pasagjerë 662 i drejtuar nga një burrë 57-vjeçar R.C nga Shkupi dhe traktori “Ferguson IMT” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 73-vjeçari A.J nga Kamjani, njofton SPB-Tetovë.

Nga goditja e fortë “traktoristi” ka marr lëndime të rënda dhe i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga prokurori publikë, mjek i mjekësisë ligjore dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i 73-vjeçarit banorë i fshatit Kamejan i është dorëzuar familjes së tij për varrim.

Policia punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe çdo gjë tjetër lidhur me të.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *