Home / Kryesoret / Tronditet Elbasani, djali mbyt nënën me duar

Tronditet Elbasani, djali mbyt nënën me duar

Ardit Zeneli mbyt me duar nënën e tij 67-vjeçare, Hije Zenelin. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm.

Deri më tani rrethanat dhe motivet janë të paqarta. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 30-vjeçari është në gjendje shoku.

Policia e Elbasanit bën me dije se rreth orës 07:10, në lagjen “Çlirimi”,  30-vjeçari, banues në Lagjen “Çlirimi” Elbasan, dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij,  67 vjeçaren Hije Zeneli. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e të riut në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *