Home / Kryesoret / Vanhoute: Qeveria pa BDI-në është qeveri pa shumicën

Vanhoute: Qeveria pa BDI-në është qeveri pa shumicën

Piter Vanhoute, ndërmjetësuesi belg në krizën politike në vend, përmes një postimi në rrjetet sociale përsëri komentoi ngjarjet e fundit politike në vend, transmeton TetovaSot.

“Një kthim i ri për demokracinë jo funksionale.

Paramendoni, një Qeveri, ku njëri prej partnerëve të koalicionit dha dorëheqje. Kryeministri po hesht. Kryetari i partisë më të madhe thotë:’ Ata mund që t`i mbushin vendet e hapura kur të duan’.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, LSDM-ja do të marr disa ministra dhe zëvendës ministra në Qeveri, dhe jo në tërësi të marr pjesë si një parti koalicioni, por ajo do të jetë për të kontrolluar sferat kyçe të Qeverisë në lidhje me zgjedhjet.

Përfundimi: qeveri pa BDI-në është qeveri pa shumicën.

Çka do të ndodhte në një sistem normal demokratik?

Kryeministri jep deklaratë për opinionin duke e pranuar se ekziston krizë politike.

Kryeministri menjëherë i drejtohet Parlamentit dhe ia ofron dorëheqjen e Qeverisë ose

Kryeministri kërkon që të votohet për besimin për të parë nëse e ka shumicën në Parlament e cila ende e përkrah qeverinë.

Fakti se kryeministri nuk reagoi fare, nuk është normale për një shtet demokratik, pasi që kriza është përgjegjësia e tij esenciale. Kur kryetari i partisë e merr rrolin e tij, është një fakt që shqetëson dhe dëshmon se vendin po e udhëheq partia e jo Qeveria. Principi i ndarjes së partisë prej shtetit nuk po respektohet. “, shkroi ndërmjet tjerash Piter Vanhoute.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *