Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë aktivitetet me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Vazhdojnë aktivitetet me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Gostivar, 19prill – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. të parapara nga Bashkësia Fetare Islame, sot në qendrën e Gostivarit, nxënëset e Medresesë “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Gostivar, zhvilluan aktivitetin e radhës duke shpërndarë fletushka me moton “Muhamedi a.s. shëmbëlltyrë për njerëzimin” si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe certifikatën Hallall nga BFI.

Aktiviteti i radhës është nesër në ora 19, me ç’rast Myftinia e Gostivarit organizon manifestimin tradicional ” Mirë se erdhe o Resull-llah” në palestrën sportive “Rinia”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *