Home / Kryesoret / Veljanoski: Nuk kam kërkuar dhe nuk kam pse të abolohem

Veljanoski: Nuk kam kërkuar dhe nuk kam pse të abolohem

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, në letrën drejtuar presidentit Gjorge Ivanov thekson se asnjëherë nuk ka kërkuar dhe nuk ka se pse të falet. E përsërit se është kundër vendimit të Ivanovit për abolim dhe porosit se çdo politikan dhe funksionar duhet të përgjigjet për veprimet dhe vendimet e tij.

“Zotëri Ivanov, e shfrytëzoj këtë rast duke e dërguar këtë letër deri tek Ju, por edhe deri tek opinioni, edhe njëherë ta shpreh qëndrimin tim personal se unë asnjëherë nuk kam kërkuar prej jush kurrfarë abolimi për arsyen e thjeshtë se me të vërtetë nuk keni pse të më aboloni. Njëherësh, siç e theksova këtë në kumtesën time deri te opinioni të mërkurën, më 13 prill të vitit 2016, në mënyrën më energjike e kundërshtoj Vendimin tuaj për abolim. Por, siç thash deri më tani, unë edhe si njeri edhe si deputet, vlerësoj se çdo politikan dhe funksionar, duke e përfshirë edhe Presidentin e shtetit, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e veta”, thekson Veljanoski në letrën deri te Ivanov./MIA/

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *