Home / Kryesoret / Veljanoski pritet të firmos datën e zgjedhjeve

Veljanoski pritet të firmos datën e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot pritet që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 prill, në bazë të informatës që u liferua në opinion në datën 7 të këti muaji pas shpërbërjes së Parlamentit.

“Në pajtueshmëri me vendimin për shpërbërje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, unë si kryetar i Kuvendit, duke u nisur në bazë të kornizave kushtetuese për shpallje të zgjedhjeve, vendosa që Vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ta nënshkruajë më 15 prill, ndërsa zgjedhjet të mbahen më 5 qershor të vitit 2016, me qëllim të vetëm që të sigurohen kushte për zgjedhje demokratike dhe korrekte”, theksoi Veljanoski në deklaratën me shkrim.

Ai atëherë i bëri apel institucioneve dhe subjekteve politike, që ta japin kontributin e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në atmosferë korrekte dhe demokratike edhe një herë të konfirmojmë se i respektojmë dhe i ndajmë vlerat evropiane.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u shpërbë më 6 prill në mesnatë në pajtueshmëri me vendimin që e votuan deputetët më 23 shkurt, me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *