Home / Lajme / Botë / Viktimat nga tërmeti në Ekuador arritën shifrën prej 655 personash

Viktimat nga tërmeti në Ekuador arritën shifrën prej 655 personash

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Ekuador u rrit në 655 persona, transmetoi agjencia TASS, duke iu referuar gazetës “Universo”.

Sipas informacioneve të gazetës, të publikuara mbrëmë, mbi 17.000 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat 113 të mbijetuar, ndërsa 48 persona konsiderohen si të zhdukur.

Presidenti i Ekuadorit Rafael Korea shpalli ditë zie tetëditore në kujtim të viktimave të katastrofës.

Tërmeti më i fuqishëm në Ekuador nga viti 1979 u regjistrua më 16 prill në rajonin e qytetit Pedernales në provincën veriperëndimore Manabi. Tërmeti ka qenë me fuqi prej 7,8 ballësh. Dëmi material vlerësohet në disa miliardë dollarë

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *