Home / Sport / Vilmots: Januzaj mund të zgjedhë Kosovën

Vilmots: Januzaj mund të zgjedhë Kosovën

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Vilmots, ka konfirmuar dje mundësinë që talenti kosovar, Adnan Januzaj të lë Kombëtaren e tij për Kosovën. Federata e Futbollit e Kosovës pritet të anëtarësohet në UEFA më 3 Maj, derisa javë më parë mediat belge kanë paralajmëruar faktin se Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për Kosovën në të ardhmen. Ai prej muajsh ka prishur marrëdhëniet me Kombëtaren belge, tek e cila nuk është ftuar që nga viti i kaluar. “E kam lexuar këtë, por nuk di asgjë për.

Dy vjet më parë, e pyeta për të zgjedhur me zemrën e tij, dhe ai vendosi të vijë tek ne. Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykojë. Nuk do të jem në gjendje të bëjë ndonjë gjë tjetër në këtë rast”, ka deklaruar Vilmots për “La Derniere Heure”. Trajneri i njohur belg, ka zbuluar edhe bisedën e fundit që kishte me Januzajn, e cila ndodhi rreth një vit më parë kur ai u huazua nga Manchester United në Borussia Dortmund. Që nga ajo kohë ata nuk janë dëgjuar në telefon, derisa disa muaj më vonë, 21-vjeçari vendosi të refuzojë ftesën e Belgjikës U-21.

“Ai është duke përjetuar sezonin e dytë radhazi të vështirë. Hera e fundit kur folëm ishte kur zgjodhi huazimin në Dortmund. E pyeta nëse për të ishte ide e mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që kishte edhe atje”, sqaroi Ëilmots. Adnani në janar u rikthye në Manchester United. Dy vjet më parë, ai mes Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës, zgjodhi këtë të fundit, me të cilët luajti vetëm disa minuta në Botërorin “Brazil 2014”. Tani ka të drejtë të zgjedhë vetëm Kosovën, si shtet i ri i pranuar në UEFA.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *