Home / Lajme / Kronika e zezë / Vjedhje në Pallaticë të Tetovës, vidhen para dhe bizhuteri ari në vlerë prej 1000 euro

Vjedhje në Pallaticë të Tetovës, vidhen para dhe bizhuteri ari në vlerë prej 1000 euro

Dje pasdite në mes orës 18 dhe 22, persona të panjohur kanë kryer grabitje në shtëpinë e 35-vjeçarit H.N nga Pallatica e Tetovës, njofton SPB-Tetovë.

Ata kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve të shtëpisë gjatë kësaj periudhe, me dhunë kanë hapur dritaren e sallonit në katin e parë, kanë hyrë brenda dhe tërësisht kanë kontrolluar të gjitha dhomat.

Përveç kësaj, te dhoma e gjumit në katin e sipërm, nga sirtari i komodes së fëmijëve kanë marrë 1500 denarë dhe 20 franga zvicerane, ndërsa te dhoma e gjumit kanë marr bizhuteri ari në një kuti dekorative, në të cilën ka pasur tre copë ari, tre orë për femra dhe pajisje të ndryshme.

Përveç kësaj, ata kanë shkatërruar dhe kanë marr me vete edhe tre sensorët e sistemit të alarmit, dhe dëm i i përgjithshëm vlerësohet në 60 mijë denarë.

Janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *