Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE-ja propozon Ivanovi ta rishqyrtojë vendimin e faljes

VMRO-DPMNE-ja propozon Ivanovi ta rishqyrtojë vendimin e faljes

VMRO-DPMNE-ja sot do të propozojë t’i dërgohet letër presidentit Gjorgje Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike, me kërkesë që të rishqyrtohet vendimi për heqjen e procedurave penale, kumtoi sot partia.

“Vendimi i presidentit Ivanov nuk është në pajtueshmëri me angazhimet e VMRO-DPMNE-së. Qëndrimi ynë është i qartë, çdokush që ka bërë vepër penale duhet të përgjigjet, Nga këto aspekte, VMRO-DPMNE-ja sot do të propozojë t’i dërgohet letër presidentit Ivanov, të nënshkruar nga katër partitë më të mëdha politike, me kërkesë që të rishqyrtohet vendimi për heqjen e procedurave penale. Gjatë ditës VMRO-DPMNE-ja do të kontaktojë me tre partitë e tjera me çrast do tua ofrojmë propozimin tonë”, shkruhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së të dërguar sot./MIA/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *