Home / Kryesoret / Vuçiq shpalli fitore në zgjedhjet parlamentare në Serbi
Očuvanje stabilnosti i dobrih odnosa u regionu je politika koju ćemo nastaviti, izjavio je lider Srpske napredne stranke (SNS) Aleksandar Vučić (Medin Halilovic - Anadolu Ajansı)

Vuçiq shpalli fitore në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq fitoi 48.26 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake pas përpunimit të 83 për qind të vendvotimeve, respektivisht 75.11 për qind nga trupi zgjedhor, kumtoi Komisioni Republikan Zgjedhor.

Në konferencë shtypi të KRZ sot në mëngjes është publikuar se në vendin e dytë është koalicioni mes Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) udhëhequr nga Ivica Daçiq, me 11.37 për qind të votave.

Pragun zgjedhor prej pesë për qindve e kaloi edhe Partia Radikale Serbe (SRP) e Vosillav Sheshelj me 7.97 për qind të votave dhe koalicioni opozitar “Për Serbi të drejtë – Partia Demokratike” me 6.13 për qind.

Lëvizja “Mjaft ishte” fitoi 5.71 për qind të votave.

Sipas paralajmërimeve nga KRZ konferenca e ardhshme për shtyp me të dhënat më të reja rreth rezultateve të zgjedhjeve do të mbahet në orën 11.

Vuçiq shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare pas publikimit të rezultateve paraprake

Kryeministri serb inicioi shpalljen e zgjedhjeve parlamentare dy vjet para së planifikuarës. Ai deklaroi se dëshiron mandat të ri nga votuesit për negociata për qasje në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *