Home / Kryesoret / Zaev u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë

Zaev u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bashkë me nënkryetaren e Radmilla Sheqerinska janë takuar me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq. Në takim gjithashtu kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Branko Rakovec dhe Danijella Brishiq.

Ashtu siç njoftojnë nga LSDM-së, në këtë takim është shprehur shqetësimi për eksalimin e krizës në vend, veçmas për veprimin e Gjorge Ivanov, që sipas LSDM-së me këtë veprim për faljen e të gjithë politikave që janë nën hetim, ka bërë grusht-shtet ndaj përparimit të Maqedonisë.

Zaev dhe Sheqrinska gjithashtu kanë theksuar se pushteti ik nga zgjedhjet fer dhe demokratike, por sipas tyre, Maqedonia patjetër duhet të mbajë zgjedhje të rregullta në të cilat nëpërmjet vullnetit të lirë, qytetarët do të fitojnë pushtet legjitim dhe përgjegjës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *